Ana Kove: Kur ti nuk më sheh

Pa pangjyra jam kur ti s’më sheh,
Gri si kjo stinë trishtimi,
gjakmpiksur damarëve dhemb vetmia
dhe frymë e fjalës nxjerr avull
mbi buzët e dëshirës.
Pse je kaq larg?
S’di ta kaloj pa ty këtë prag
mes hirit dhe këngës.
Çliromi zogjtë nga zemër e unshme
dhe diellin e mallit hidhjua akujve!
Ah, për inat të akujve,
puthmë sërish mbi buzë, të lutem!

ObserverKult