Andi Bejtja: E vetmja që më dhemb është zemra…

Sot, çdo dashuri e re
Më zë mbi një të vjetër
ndaj këtë strofë e këndoj për ty
Refrenin e kam për një tjetër

Ndoshta, unë dashuroj më shumë
më shumë se ç’dashuron vetë zemra
Ndoshta nuk kam zemër fare
Dhe kam frikë se kjo është e vërteta

Edhe buza përmbi buzë
Po prek skanimet e gjithë puthjeve të vjetra
Mos kërko të dish më shumë e dashur
Se pa fund do jenë dilemat

Kot shpërthen në lot dhe në psherëtima
Gjyshja më pat thënë dikur
Se në çdo dashuri ndikon dhe klima

Sot, çdo çmenduri e re
më zë mbi një të vjetër
Për dreq pse jam krijuar kështu
Sederli që rri në breshër

Vazhdoj të eci dhe kur fle gjumë
Vazhdoj të eci nëpër ëndrra
Në mëngjes nuk më dhembin këmbët
Por e vetmja që më dhemb është zemra…

*Titulli i origjinalit: “Për dreq”

ObserverKult


Lexo edhe:

ANDI BEJTJA: KAM NJË JETË TË TËRË QË KËRKOJ T’I GJEJ ATA SY…

Nga Andi Bejtja

Nuk e mbaj në mend se në çfarë qyteti isha dhe për ku po shkoja. Di vetëm që po prisja të vinte treni me numër 23 dhe duhej të hapja sytë për të hipur vetëm në trenin me këtë numër, pasi çdo tren me numër tjetër nuk më çonte atje për ku isha nisur. Isha ulur në një nga stolat e stacionit të metrosë, duke lexuar një libër që gjithashtu nuk e mbaj mend se kush e kishte shkruar dhe për çfarë bënte fjalë. Kur dëgjova zhurmën e rrotave të trenit që po afrohej në peron, e mbylla librin, u çova në këmbë dhe u mundova të dalloj numrin.
Ishte numri 37Duhej të prisja trenin tjetër. U ula sërish në stol dhe hapa librin. Treni ndaloi.
Në një pjesë të shikimit tim filluan të hynin siluetat e njerëzve që zbrisnin dhe njerëzvë që po prisnin të hipnin. Isha gjysmë i përqendruar te libri dhe instinktivisht gjysmë i përqendruar te kjo panoramë  më se e rëndomtë e stacioneve të metrosë. Ndërkohë, pa dashje, thitha shikimet e njerëzve që ndodheshin në tren.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult