Andi Bejtja: S’është dashuri por është edhe dashuri…

Çdo dashuri e re
Më zë mbi një dashuri të vjetër
Dhe s’është dashuri
Por është edhe dashuri.

Niset për mal
E mbetet kodër
Sapo bëhet lumë
Kthehet përrua në shi.

Dhe unë bie të fle
Me një fytyrë majtas, një djathtas
Pa dashuri
Me dy dashuri.

Në gjunjë mbaj kokën tënde
Në duar flokët e një tjetre
Zemra si jastëk shformohet
Por shpejt formësohet sërish.

Ti gjithmonë më thua
Se unë jam një mi
Më besok, jam një mace
Kacavirrem pas shpirtit tim.

*Titulli i origjinalit: “Dashuri mbi dashuri


Lexo edhe:

ANDI BEJTJA: SONTE GJITHÇKA DËGJOHET

ObserverKult