Andi Bejtja: Sonte gjithçka dëgjohet

Poezi nga Andi Bejtja

Sonte gjithçka dëgjohet:
Insekti që përplaset mbi xham
Thika që pret bukën në
riska të holla.

Rruazat e pijes në gotë
Mbyllja e dritës
Dhe dikush që gërmon në mua
E merr pafundësisht lëndë
Për të ndërtuar portretin tënd.

ObserverKult

————————————————

LEXO EDHE:

BEJTJA: KAQ TË VËSHTIRË E KENI TË RESPEKTONI DHIMBJEN E SHQIPTARËVE TË KOSOVËS?!

Unë jam nga ata që akoma vazhdoj e dëgjoj Goran Bregoviç, kryesisht pjesën e rrokut kur ishte pjesëtar i Bjello Dugme, se në atë botë të viteve 80-90 thithnim e përthithnim çdo gjë që mund të na rregullonte shijen e këngëve të realizmit socialist…

Nga Andi Bejtja

E dëgjoja pa e ditur çfarë përfaqësonte politikisht e çfarë qëndrimesh kishte, madje as sot nuk e di tamam se çfarë përfaqëson politikisht e filozofikisht…Siç thashë mund ta dëgjoj dhe sot…por, nuk jam aq cinik dhe injorant në të njëjtën kohë e ritheksoj dhe injorant, cinik dhe pa etikë, që përshembull të më vije për vizitë një kosovar në shtëpi dhe ta vë për ta dëgjuar bashkë me të.

E pra shqiptarët e Kosovës janë vizitorë të përhershëm në shtëpinë tonë të madhe gjatë gjithë vitit e sidomos në verë, janë vizitorët më të shumtë në numër dhe sinqerisht nuk e lexoj atë “kodoshin” e Bashkisë së Korçës, qoftë dhe vetëm nisur dhe vetëm nga pikëpamja komerciale, (t’i lemë të tjerat), që duke patur këtë fluks kosovarësh, të shkojë e t’i kapë dora në një thes me këngëtarë, pikërisht këtë…duke rrezikuar në menyrë të panevojshme madje dhe festën në vetvete…

T’i lëmë anash gjithë teoritë konspirative, jo minishengeni, jo kështu jo ashtu…Po mirë mo injorantë kozmopolitë, merrni pak frymë thellë: kaq të vështirë e keni të respektoni dhimbjen e shqiptarëve të Kosovës…

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU