Andi Bejtja: Dashuria po vyshket, po shkon

Ja, erdhi koha të shkoj te terapisti
Se shpirti më është bërë kalldrëm
Njerëzit më duken si ushtarë
Dhe zoti si mbret pa gojë

Edhe ti më shtyn të shkoj te terapisti
Se dashuria po vyshket, po shkon
I kujt është faji që zemra na qenka
Bateri, dhe bateritë një ditë skadojnë!?

E kotë e dashur të shkojmë te terapisti
Të gjejmë se kush nga ne ka probleme
Nëse u deshëm dhe nuk duhemi më
Dërgo Zotin vetë të shkojë të vizitohet.

*Titulli i origjinalit: “Terapisti”

ObserverKult

—————————————-

Lexo edhe:

Poezi nga Andi Bejtja

Sot, çdo dashuri e re
Më zë mbi një të vjetër
ndaj këtë strofë e këndoj për ty
Refrenin e kam për një tjetër

Ndoshta, unë dashuroj më shumë
më shumë se ç’dashuron vetë zemra
Ndoshta nuk kam zemër fare
Dhe kam frikë se kjo është e vërteta

Edhe buza përmbi buzë
Po prek skanimet e gjithë puthjeve të vjetra
Mos kërko të dish më shumë e dashur
Se pa fund do jenë dilemat

Kot shpërthen në lot dhe në psherëtima
Gjyshja më pat thënë dikur
Se në çdo dashuri ndikon dhe klima

Sot, çdo çmenduri e re
më zë mbi një të vjetër
Për dreq pse jam krijuar kështu
Sederli që rri në breshër

Poezinë e plotë mund ta lexoni

ObserverKult