reklamë

Andi Murati: Mos e lë botën…pa ty!

Janë ca mëngjese që
s’kanë nevojë për alarm.
Mendja zgjohet vetë, aty ku s’ka fjetur.
Le të të përkëdhelë dita
me po aq ngrohtësi,
sa mendimi që më zgjoi sot!
Mungon…e di?
Por, kujdes!
Mos e lë botën …pa ty!
Do të ishte shumë e shëmtuar, e trishtë…
Dhe, në u zgjofshin ëndrrat e tua në qiell tjetër…
Ta dish!
Do qasem të të mbuloj.
Mbi rrugë mendimi
edhe gjithësia e vockël bëhet.
Se, dashuria,
është mbreti i vetëm që e sundon…

ObserverKult


Lexo edhe:

Zija Çela: Shkëlqim apo mashtrim?