‘Andrra në beze’, flet autori Agron Shala (video)

Gazetari shumëvjeçar Agron Shala ka publikuar librin me ese  “Andrra në beze”, të cilat si pikënisje kanë analizën e filmit, në një ndërthurje edhe me realitetin shqiptar, të kaluarën dhe të tashmen, psikologjinë, sociologjinë e filozofinë.

Shala ka studiuar psikologjinë dhe dramaturgjinë si dhe që nga viti 1995 merret me gazetari.

Gjatë kësaj periudhe, ai ka shkruar shumë ese, njezetë prej të cilave gjenden brenda kopertinave të këtij libri të cilin tashmë e ka hedhur të treg Shtëpia Botuese “Armagedoni”.

Për më shumë shihni videon: