Ani Çuedari & Mateus Frroku:Testament dashurie (Teksti dhe kënga)

Jeta është pasqyrë, ku veten shikojmë
Sekretet e zemrës aty s’i dallojmë
Jeta është pasqyrë, ku veten shikon
S’ka pasqyrë, në botë, që shpirtin zbulon.

Zjarret do t’i tret, jeta në perëndim
Ne do të ikim larg, e më nuk do të vijmë
Por ti s’tretesh kurrë shpirt o shpirti im
Si dhuratë të Zotit të lë dashurinë.

Zemra ime, çelur si lëndinë
E ke një mesazh, për ata që vijnë
Se ti mund të kesh mik edhe perëndinë
Po nuk vlen asgjë, po s’ke dashurinë.

Jeta është pasqyrë, mister e kolazh
Për njerëzit që dua e kam një mesazh
Jeta është pasqyrë që gdhend mirësinë
Njerëz mos harroni kurrë dashurinë.

Zjarret do t’i tret, jeta në perëndim
Ne do të ikim larg, e më nuk do të vijmë
Po ti s’tretesh kurrë shpirt o shpirti im,
Si dhuratë të Zotit të lë dashurinë .

Zemra ime, çelur si lëndinë
E ke një mesazh, për ata që vijnë
Se ti mund të kesh mik dhe perëndinë
Po nuk vlen asgjë, po s’ke dashurinë.