Rovena Dilo & Saimir Braho: Kur xhirohej një film (teksti dhe kënga)

Një ditë e re po zgjohet,
dhe bashkë me të një dashuri,
gëzimin tonë përcjellin
në rrugë, në rrugë, me mijëra sy.

Si zogj me cicërima
lodrojnë vogëlushët në shtëpi,
përtej dritares hapet
një qiell, një diell, një kaltërsi.

Me dashurinë e madhe si det
që rritet në qiellin pa re,
me ënd’rra në jetë ngarkuar të dy,
një dallgë plot dritë jemi ne.

Në krahun tënd mbështetem,
tek unë, tek unë mbështetu ti,
me dora mbi fëmijët,
si mbi të ardhmen tonë rri.

Si zogj me cicërima
lodrojnë vogëlushët në shtëpi,
përtej dritares hapet
një diell, një jete, një kaltërsi.

Me dashurinë e madhe si det
që rritet në qiellin pa re,
me ënd’rra në jetë ngarkuar të dy,
një dallgë plot dritë jemi ne.

ObserverKult


Lexo edhe:

KËNGË E PAHARRUESHME- ROVENA DILO: SHKODRA KA PLOT DASHURI… (TEKSTI DHE KËNGA)