Anila Toto: Asgjë të keqe nuk mbaj më në shpirt…

anila toto

Asgjë të keqe nuk mbaj më në shpirt
Edhe armiqtë e mundshëm i kam falur,
Kam falur dhimbjet që më mohuan liritë,
Braktisjet dhe kthimet përfundimisht i kam falur.

Kam falur ata që para sysh më kanë vdekur,
Kam falur ata që vetëm për vete kanë jetuar,
Ata që me shkak pranë meje kanë mbetur,
E që kur mundej pabesisht më tradhëtuan !

Kështu…
Rashë në një paqe të butë e të bindshme,
Ku gjithçka merr natyrshëm të drejtën e saj,
Vazhdoj të dëgjoj vetëm ndërgjegjen time
Kam pranuar edhe veten në mundet ta fal….