Dashuria ime,
vij gjithmonë pranë teje me hap të ngadaltë
me zemër të dridhur,
lë ëndrrat larg
e humb në sytë e tu.
Ti rri pak shpenguar
e me vjen hidhur derisa thua:
– Eja këtu…
Dashuria ime,
në epokën tonë
s’ka luftra të mëdha
as trima që vdesin për mua me shpatë
na lidh më shumë bashkë
rutina e ditës
ose…
na shtyn larg.
Dashuria ime
mbështes kokën
aty, në kraharorin tënd
tani s’është më një çast dobësie.
S’më vjen asnjë mendim ndër mend
e mbytem paqe
dashurie…