Netëve
Dashuria ime…
Shikojmë lart në qiell
ka mijëra yje.
Secili ka hapësirën e vet
(vendin e vet në galaksi)
dhe lartësinë e tyre.
Kështu ne u ndodhëm pranë
në ditë të bukura
netë me shi
e netë me hënë.
Si yjet
më as ne s’u ndamë
(Kështu ishte e thënë).
Tashmë…
Kur shikojmë lartë në qiell
ndihemi për ato netë të përmalluar.
Atëherë asgjë nuk ishte e sigurtë
për ne,
(përveç përkatësisë)
dhe një puthje, nën shi
në atë kohë, e gabuar!
Kthej kokën e të shikoj drejt e në sy,
pastaj yjet numëroj mbrapsht.
Të gjithë kemi pak vend në yjësi
përderisa dashuria…
Është ndjenja më e lashtë.