Anila Toto: Di të dashuroj edhe deri në vdekje…

Poezi nga Anila Toto

Mos u çudit nëse të dua më shumë nga ç’më do.
Jam mësuar të dua pa kushte
Siç duam dëborën që është akull e ftohtë
Por e bardhë në dukje.

Në mendjen time si në një projeksion
Kudo shkoj shfaqet imazhi yt
Unë di të të dua më shumë nga ç’më do
Unë di të dua për dy.

Në kohët e lashta gratë ishin skllave të burrit
Jepnin gjithçka për mashkullin edhe jetën.
Unë s’i dua dashuritë në formën e un-it
Unë jam me të vjetrën.

Kështu ndihem një skllave e kohëve moderne
Me një shpirt të lirë ku dashuria sundon
Di të dashuroj edhe deri në vdekje
Mos u çudit,
Të dua më shumë nga ç’më do!

ObserverKult

Lexo edhe:

ANILA TOTO: DO TË KUJTOJMË SA JEMI DASHUR…


Lexo edhe:

A E DIN AJO VALLË QË UNË VUEJ PËR TÈ?

Më duket se …u kapa edhe unë mâ në fund, prej kthetravet të.. dashunís. Nisi me më lëvizë dishka në zemër që s’më ka ngjamë kurrë në jetë. E shof se kam humbë fare! Mendjen e kam orë e çast vetëm ke ajo, megjithse rrijmë pothuej se të pandamë.
Profesori flet e flet pa pushue , por unë jam aty veçse me trup. Mendja më fluturon kushdi ku, nër horizonte të largëta, të panjoftuna prej meje parandej.
Gjithmonë i kam urrye njerzit e andrrimevet, por tash u kapërtheva edhe vetë prej kësaj lëngate. Vegimet e iluzjonet tashmâ më janë fort të dashuna, shokë të pandashëm. Mësimet e shkollës më mërzisin, nuk i këqyr mâ me andej si përpara. Tash i mësoj, sepse e kam detyrë; studjoj sa për të marrë nji notë të kalueshme dhe hiç tjetër…

TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU