Anila Toto: Do të kujtojmë sa jemi dashur…

anila toto

Poezi nga Anila Toto

Do të vijë një ditë ku krejt padashur
Me një shikim drejt e në sy
Do të kujtojmë sa jemi dashur
Do heshtim prapë të dy.

Një ndjenjë e butë e çmendurisë
Në trupat e heshtur do të zgjohet,
Por nëse zgjodhëm rrugën e lirisë
As kthimi pas s’lejohet!

Do të vijë një ditë ku krejt padashur
Do takohemi sy më sy
Në mes të njerëzve në këtë teatër
Do humbim përsëri…!

ObserverKult


Lexo edhe:

A E DIN AJO VALLË QË UNË VUEJ PËR TÈ?

Më duket se …u kapa edhe unë mâ në fund, prej kthetravet të.. dashunís. Nisi me më lëvizë dishka në zemër që s’më ka ngjamë kurrë në jetë. E shof se kam humbë fare! Mendjen e kam orë e çast vetëm ke ajo, megjithse rrijmë pothuej se të pandamë.
Profesori flet e flet pa pushue , por unë jam aty veçse me trup.

Mendja më fluturon kushdi ku, nër horizonte të largëta, të panjoftuna prej meje parandej.
Gjithmonë i kam urrye njerzit e andrrimevet, por tash u kapërtheva edhe vetë prej kësaj lëngate. Vegimet e iluzjonet tashmâ më janë fort të dashuna, shokë të pandashëm. Mësimet e shkollës më mërzisin, nuk i këqyr mâ me andej si përpara…

Tash i mësoj, sepse e kam detyrë; studjoj sa për të marrë nji notë të kalueshme dhe hiç tjetër.
Vetëm nji gja po më mbetet mister, po bahet për ditë ma enigmatike për mue: nuk po mundem me kuptue se a e din ajo vallë që unë vuej dhe vetëm për tè? Ndofta…

TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU