Anila Toto: Është natë e ftohtë kjo natë dhjetori

anila toto

Poezi nga Anila Toto

Është natë e ftohtë kjo natë dhjetori
Nga qielli nisën të bien flokë dëbore
Me një çlirim fryme del nga kraharori
Sikur lindja nisjen e një tjetër epoke.

Edhe duart e tua më duken të akullta
Ndërsa gjithçka ndiej më ka tradhëtuar.
Unë ende mbaj sytë nga kishat e larta
Edhe pse ndihem përditë e kryqëzuar.

Në kohë të tilla, kohë të mbijetesës
Ku mes viruseve është pushtuar bota
Është kaq i dhimsur çdo çast i jetës
E shtirrjet janë të dhimbshme, të kota.

Kur bie borë më kujtohet oh,… fëmijëria
E kthehem një vajzë e vogël flokëverdhë
Që rend të luajë me gëzimi e pasiguri
Sikur një flokëz dëbore e butë dhe e lehtë

*Titulli i origjinalit: “Një natë dhjetori”– poezi nga Anila Toto

ObserverKult


Lexo edhe:

LIRIKË PIKËLLIMI PËR TË BIRIN E NDJERË NGA ALI PODRIMJA: LUM LUMI

Ju ftojmë ta lexoni një lirikë pikëllimi me prirje elegjiake të Ali Podrimjes ku shfaqet dhimbja për sëmundjen e pashërueshme të të birit, Lumit, përfshirë në vëllimin “Lum lumi”.

LUM LUMI

A thua është dita jote e fundit në spital
do t’i biem deri në fund a thua
edhe kësaj dite të lodhur në orën e familjes.

Nuk të kam sharë as nuk të kam rënë kurrë
vetëm të kam thënë; Ai në hapsirë atje larg jam Unë.

Në jetë, në art vrasësit më të mëdhenj janë frikacakët.
Mjeshtëria e tyre; gjuajtja në gabime, dhelpëria.

Ti mëso të duash vogëlush. Ti mëso të ecësh me këmbët e tua
mbi të keqen mbi të mirën, mendo me kokën tënde
kurrë mos pështyj në dashuri, as në pleh;
Mallkim i fisit.
Shkolla jote antike; të dish të çelësh derën e shtëpisë
Në çdo kohë,
Të dish të thuash fjalën kur duhet thënë.
Urrejtja është më e rëndë se vrasja.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult