Anila Varfi: Ah…Ti!

Ah, natë mendimet ç’mi përskuq si perëndime polare,
Ku bardhësia t’verbon.
Ah ti, ëndërr,
Që pa m’u bindur, papritur më vesh me bluza të kaltra
E më bën banore në re.
Ah, ti ankth që syve ma vjedh shkëlqimin
E frymës ia shton ritmin!

Qetësinë e kam humbur
E udhës me durim kërkoj balsam
Për shpirtin e dehur prej dhimbjes,
Që veç akorde malli lëshon!
Ah ti, dita ime që ftohesh në p‘ritje të shenjave t’fatit…
Pa hë, m’trego
Edhe sa do t’pres zhuritur dhimbjes
Që veç stalaktite lotësh u ngul përpëlitjeve t’mia.
Ah ti … që ditëve kur flasim,
Xhelozi Otellosh m’zgjon … edhe pse e di, se ku jam unë s’është askush!

Ah, jetë që kërcellit t’kohës sime
Mikprite xixëllim meteori,
Që portat e shpirtit m’i dogji e syve shkëlqim kuarci u nxori

Ah ti, mendim, që fjalën e lëvizjet m’i ushqen n’pjalm dashnie
E unë nginjem tash e përgjithmonë n’prarimin e thesarit tim.

ObserverKult


Lexo edhe:

ANILA VARFI: FAJ I AMËL

Poezi nga Anila Varfi

Nuk asht medalioni i ftyrës tande,
as mendja jote nuk asht magneti.
Madje as me ba dashni me ty nuk asht!
Si sekreti i piramidave asht ajo çka erdhi çuditshëm,rrëmujshëm, pashpjegueshëm n’mue!
Asht si nji lloj ekstaze që më përngjan sikur u ndez prej dhemshunisë së shpirtit.
Asht ajo gja që edhe vetë goja n’dihet memece për me e tregu.
Asht si vetë egzistenca që zbriti në eter të ernave që fryjnë qiejve e vijnë me t’mbështjell pa t’pyt!
Asht si ajo që do t’jemi në t’nesërmen e pasosun kjo çka ndij për ty.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult