Poezi nga Anila Varfi
U gdhi dhe kjo ditë, toka ime!
Mbi krye t’varen pranga
T’halleve që therin e dhembin!
Kudo kripë lotësh e djersë derdhur rrugëve të mia…
Njerëz të vrarë prej mundimit,
Të mpirë prej shqetësimit!
Gra, viktima t’dhunimit, mjerimit!
O toka ime me njerëz, që ditës hijet e tyre i përndjekin e i përqeshin!
Burra që s’janë më burra!!
Gra që s’janë më gra…
Coftina, që zemrat bankomatesh i fshehin!
Koka boshe që trutë lavazhet ua blujn!
Ra dhe kjo natë, vendi im!
Terri leshterik dritën po e fik…
Ku po shkojmë, or mik?!
ObserverKult
———————
Kliko edhe:
ANILA VARFI: ME M’DASHT’ SI TI!
Të dua ma shumë se erën,
Ma fort se diellin e qiellin të dua…
Ma fort se veten…
E din a s’e din?
Veç dije, kur syrit tand i flas…
I them se ia du fort dritën.
Kur zanin tand e puth …
Rrëmbyeshëm i përçoj eter dashnie!
Kur zemrën tande shtrëngoj fort, sa fort!
E ndjej se ia marr
E i jap timen frymë!!
Era jeme, Fryma jeme!
A thu tjetërkush din me dasht’ si ti…!?
Askush nuk din me m’pas’ si TI!
ObserverKult
Kliko edhe:
ERNEST KOLIQI: SHKO TI…
(bijës s’ime)
Mbasi qi stina po rrshet tatpjetë
e fort un tutem se atdhén n’kët jetë
me sýt adhruesa,
qi pajadá
ia çmunen hirin,
s’kam për t’a pá
shko ti, lum bija, n’at Shkodrën t’ime
kur n’terr do t’sosem
me trup e andrrime:
atje si t’gjindesh, syt e mij n’báll
t’andin do t’hapen:
n’ty kam m’u ngjáll.
Për mue ti Shkodrën,
për mue sodite;
mallin,
e sjellun dhe n’vorr
shafite.
Poezinë e plotë e gjeni KETU
ObserverKult