Anila Varfi: Lindu çdo ditë!

Era m’ulërin:
Moj Ti:
Harroji ditët e bukura!
Moj Ti:
Harroi stinët,
kur fluturat të qëndisnin kryet…
Harroi fjalët që ta përkëdhelin qenien,
Sepse, kur dimërat vijnë,
Gjithçka humbet ngricash e acaresh…

Në mundsh,
Harroi miqtë që të kafshuan pas krahëve!
Sepse buzëqeshjen do të ta vjedhin me dhunë.
Harenë e rinisë harroje,
Se do të të mbysë netëve,
Kur ti s’mundesh më,
Harroje edhe ndonjërën,
Që ditët plumb t’i bën me vrerin e vet!
Mos ruaj në kujtesë asgjë…
Lindu çdo ditë,
qaj dhe qesh foshnjërisht!

Harro!
A do të mundësh vallë?!

ObserverKult