Anila Varfi: Lot

anila varfi

Si shegën e kuqe m’u thërmuan lotët
Një e për një i numuroi zemra.
Në dhomat e shpirtit hynë e s’dolën,
Te rruazat e gjakut në heshtje u mbollën…

Aty u fundosën!