Sueton Zhugri: Dëgjomë, më dhemb shpirti pa ty!

sueton zhugri nesër e vogla ime

Poezi nga Sueton Zhugri

Si ta them sa më thjeshtë,
dëgjomë
më dhemb shpirti pa ty,
më dhemb…
Lëngon çdo pore
çdo qelizë,
ose më mirë
ndjej mungesën e lëngesës brenda tyre.
Në trup,
në tru…

edhe në ferr,
do më dhembë shpirti pa ty…

Jam me një tjetër por s’është e njëjta gjë,
këtu është si në llaç,
pas pak ngrin,
të dal sa më shpejt
ose do rrjedhin të bardhat mureve.

Gjithë ky krem mbi trup për të të çngjitur nga unë.
buzë që më kafshojnë,
por të tuat nuk i çngjis dot
se më puthin zemrën..

Ç’është ky makth,
lesh i zi,
klithma pulëbardhash
dhe e bardha llaçi mureve të trurit.
Jam si peshk, i gjithi gojë,
dridhem
në krahët e një tjetre.
Pa ty në vete nuk jam..
por kam kohë,
shumë kohë,
kam gjithë jetën time,
për të të mos kujtuar..

ObserverKult


Lexo edhe:

SUETON ZHUGRI: DUKE TË PARË

Duke të parë në sy,
nganjëherë shoh yje që bien
ndonjëherë çarçaf yjesh ta mbulon shikimin
dhe herë të tjera e gjithë Udha e Qumështit
vertikalisht si në sy macesh
më thith brenda teje.

Këtu unë jam në kënd habije prej bufi.
E vështroj prenë time, ose ndoshta është ajo
që sheh nga preja e saj.
Habi bufash dhe sulmesh. Jemi në tërheqje…
Është si një lloj feste jashtë dhe brenda nesh
Iluzioni se jetojmë edhe jetën e tjetrit na kaplon
Gishtërinjtë gërshetohen pëllëmbë në pëllëmbë.
Ka tërheqje të dehura molekulash
Buzë e flatra ndërrojnë vende…

Poezinë e plotë e gjeni KËTU