Të dua ma shumë se erën,
Ma fort se diellin e qiellin të dua…
Ma fort se veten…
E din a s’e din?
Veç dije, kur syrit tand i flas…
I them se ia du fort dritën.
Kur zanin tand e puth …
Rrëmbyeshëm i përçoj eter dashnie!
Kur zemrën tande shtrëngoj fort, sa fort!
E ndjej se ia marr
E i jap timen frymë!!
Era jeme, Fryma jeme!
A thu tjetërkush din me dasht’ si ti…!?
Askush nuk din me m’pas’ si TI!
ObserverKult
Kliko edhe:
ÇASTE POETIKE: XHIDA LUMI LEXON NJË CIKËL POEZISH NGA DONIKA DABISHEVCI (VIDEO)