Anila Varfi: Sa shumë dashni

Fluturoj hapësirash të kaltra, larg shumë larg!
Miqësi jashtëtoksorësh kërkoj,
Në gjuhë të panjohura
Mes kodesh mistike të flas.
Sot bie shi …sa shi!
Aurën e dashurisë tënde
Ia vesha shiut, të më mbrojë!
Vrapoj e vrapoj, tokës i bie qark,
Lartësive ngjitem,
Me dritë yjesh nginjem,
Poresh avulloj dashni…

Të dua, të urrej e prap të dua në marri!
S’di a do mjaftojë kjo jetë, për t’ia kthyer,
Gjithë sa yjve u marr për Ty!
Hapsirash të blerta
Fluturojmë tani.

Bashkë arratisemi mes jashtëtoksorësh!
Sa shi bie,
shi meteorësh…
Dashnie!