18 vite më parë, diva e muzikës shqiptare, Anita Bitri u nda nga jeta bashkë me vajzën dhe të ëmën në SHBA.
Anita Bitri u lind në Sarandë, më 8 janar 1968 në një familje intelektuale. Prej moshës 8–14 vjeç, Anita ishte pjesëmarrëse e rregullt e Festivaleve të Pionierëve të rrethit të Vlorës, duke u vlerësuar edhe me çmime nderi.
Në vitet 1980-1986 prezantohet para publikut vlonjatë si violiniste në orkestrinën e shkollës së muzikës “Naim Frashëri”, mirëpo duke u rritur pasioni për këngën po e thërriste, gjë të cilën Bitri filloi ta demostronte te shokët e klasës dhe profesorët e kantos.
Kënga e parë e Anitës në shkallë kombëtare titullohet “Hartimi dhe Dëbora”.
Në mesin e këngëve të saj që edhe sot e kësaj ditë dëgjohet me ëndje është edhe “Dashuria s’njeh sekret” tekstin dhe videon e së cilës e gjeni në vazhdim:
Kishe vënë prapë tek adresa,
veç germën e parë
Pas një germe plot kuptim,
kot fshihesh more djalë.
Më shohin mua shoqet, me dyshim
Ato s’të njohin, emrin jo s’ta dinë
Dua që ta mbaj sekret, por mundohem kot
Lulet ngjyrën, yllit dritën,
nuk ia fshehin dot.
Lëndinë e pashkelur, dashuria e parë
Lulet e majit i çel në janar
Dashuria e parë.
Sa njerëz dashurojnë,
s’e ruajnë dot sekretin
Se s’mund ta fshehin detin
Ndaj dhe shoqet më ngacmojnë,
ashtu si unë
dhe ato e dinë.
Kush dashuron, jo nuk mbetet anonim.
E përgatiti: A. S- ObserverKult
———————–
Lexo edhe: