I thash unë sonte hënës
ndriço, ndriço
i thash unë detit sonte
vallëzo, vallëzo.
Dhe i thash unë dashurisë
më merr në krahët e tua
dhe flladin e ngrohë fjala të dua
Një psherëtimë e shtrirë
mbi buzë mbi buzë.
Mbi gjoksin tënd mbështetur
rri unë rri unë
Dhe në krahëror të jetës
që bashkë ne jetojmë
merr frymë dashuria e jonë.
Por jo të të them sa shumë të dua se di
një botë e madhe për mua je ti
këndoj me zërin e shpirtit tani
dashuroj.
Por jo të të them sa shumë të dua se di
Çdo fjalë që ta them ta bëj poezi
kurorë e flakës jemi unë edhe ti
dashuroj.
ObserverKult
——————