Anita Bitri: Rri mendoj e vetme, pse të na ndodhë kështu (teksti dhe kënga)

18 vite më parë, diva e muzikës shqiptare, Anita Bitri ndërroi jetë bashkë me vajzën dhe të ëmën në SHBA.

Anita Bitri u lind në Sarandë, më 8 janar 1968 në një familje intelektuale. Prej moshës 8–14 vjeç, Anita ishte pjesëmarrëse e rregullt e Festivaleve të Pionierëve të rrethit të Vlorës, duke u vlerësuar edhe me çmime nderi.

Në vitet 1980-1986 prezantohet para publikut vlonjat si violiniste në orkestrinën e shkollës së muzikës “Naim Frashëri”, mirëpo duke u rritur pasioni për këngën po e thërriste, gjë të cilën Bitri filloi ta demostronte te shokët e klasës dhe profesorët e kantos.

Kënga e parë e Anitës në shkallë kombëtare titullohet “Hartimi dhe Dëbora”.

Në mesin e këngëve të saj që edhe sot e kësaj ditë dëgjohet me ëndje është edhe “Për ty ëndërroj” tekstin e së cilës e shkroi vet Anita Bitri, kurse muzikën e bëri Edmond Xhani:

Ti je shumë larg meje, të lash unë në vetmi
Mos mendo se zemra, pa ty më ka gëzim
Këtu jam pa ty, një trup unë e pashpirt
Dhimbja është e madhe, atë e di dhe ti

Deti është i kaltër, atë shumë mirë e di
Puthja është e ëmbël, atë ma fale ti
Ndarja është e hidhur, oh sa pa kuptim

Ditët po kalojnë, unë ty nuk po të shoh
Zemra po rënkon, zemrën tënde kërkon
Kujtimet vazhdojnë, për ty unë ëndërroj

Kur të shoh në ëndërr, ti shpirtin ma ngacmon
Kur të shoh kur ecën, unë një ëngjëll shoh
Kur të shoh kur flet, gjithë botën ma dhuron
Jam një skllave e jotja, unë nuk dua askënd

Kam një mall të madh atë kush nuk ma di
Vetëm ëndërroj, kur ishim bashkë të dy
Ecnim nëpër natë, unë edhe ti
Të ngacmoja unë, sa bukur qeshje ti

Rri mendoj e vetme, pse të na ndodhë kështu
Mijra kilometra na ndajnë ne të dy
Ty që shumë të desha, të lash unë në vetmi
Mërgim je mallkim, mallkim në shpirtin tim.

E përgatiti: K. B.- ObserverKult

————————

LEXO EDHE: FUNDI TRAGJIK I ANITA BITRIT: NGA ÇKA NDËRRUAN JETË ANITA, VAJZA DHE NËNA E SAJ…

Mos u nxito mos u gabo… Vajza e këndshme dhe e bukur, engjëllore përsa mund të shquhej nga shqisat, njëlloj si në fytyrë, njëlloj dhe në zë, atë çfarë i njohëm më së miri. Një apasionatë e veçantë dedikuar tingujve në tërësi, dhe këngës në veçanti.

Dashuria e parë

Madhështorja Anita Bitri, jehonë, jo e një festivali e as disave por në tërësi të të gjithave, duke mos munguar në asnjë prej tyre.

Duke tentuar të ishte në hapat e idhullit të saj Vaçes së madhe, mbase ajo u shndërrua padashur dhe në një formë të këndshme në një tjetër trofe të Shqipërisë për t’u adhuruar në mënyrë të mëvetësishme…

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU