Video: Kënga konkurruese e Kastro Zizos në Festivalin e Këngës në RTSH

Kastro Zizo vjen për herë të dytë në Festivalin e Këngës. Rrugën drejt muzikës e nisi më shumë se 20 vjet më parë, duke prodhuar hite, të cilat u shpërblyen me dhjetëra çmime dhe bëjnë pjesë në disa prej albumeve të Kastros.
Ka eksperimentuar në disa fusha, si kinemaja dhe për vite me radhë ka prodhuar programe televizive.
Së fundmi është angazhuar në prodhimin e një Festivali dedikuar kryesisht të rinjve, “Urta Fest”.

Ai prezentohet me këngën “Vallja e jetës”

Muzika: Kastro Zizo
Teksti: Kastro Zizo