Anita Take: Në mes gushës ke një pikë…(teksti dhe kënga)

Ju ftojmë ta dëgjoni këngën “Në mes gushës ke një pikë…”, të kënduar nga Anita Take:

Në mes gushës ke një pikë
bukur ka qëlluar
a s’më le ta shoh një çik’
moj qofsh e bekuar

nuk të le se më shikojnë
mos më mbaj mëri
nuk të le se më ngacmojnë
vajza, djem të ri

s’thonë gjë moj se e dinë
e di gjithë fshati
se të dyve ne moj Rinë
na ka lidhur fati

Rinë moj sa do pres vallë
moj e bukura Rinë
këtë vit nga rrushtë e parë
e kam nxjerrë rakinë

ti rakinë e unë verën
kjo është prikë e jonë
puthe djalo gushën time
sot e përgjithmonë.

Këngën mund ta dëgjoni duke klikuar KËTU

ObserverKult


Lexo edhe:

“DASHURIA NA MBAN GJALLË”, KËNGË E PAHARRUAR NGA TË NDJERIT, ANITA TAKE DHE KUJTIM PRODANI