Arilena Ara: Dua të shaj… (teksti dhe kënga)

Nuk e di, a të ka ndodhë
Të goditesh brenda fort
Nga një shkëndijë
E bukur dhe e trishtë
Sa të rritë edhe të lodhë
Reziston që ta lëshosh
Të jep ndjesinë, që nuk ka përfundim.

Dua ta shajë
Peshën që nuk e mbaj dot, mbaj dot.
Po më tërheq ajo zvarr.
Më vjen që ta vras
Atë që s’mund ta ndaj, ta ndaj
Dhe më bën të ndjehem me faj.

Ka dicka më tjetërson
Brenda meje po rënkon
Të ulëras, t’ia fal apo ta vras?
Nuk e di si ta gjykoj,
Më lëndon por e duroj
E ka një çmim
Ky peng i shpirtit tim.

Dua ta shaj,
Peshën që nuk e mbajë dot, mbaj dot.
Po më tërheq ajo zvarrë
Më vjen që ta vras,
Atë që s’mund ta ndajë, ta ndajë
Dhe më bën të ndjehem me faj.

Uo-oh shaj, uo-oh
Shaj, shaj, shaj
Shaj. shaj, shaj shaj
Uo-oh, oh

Më vjen që ta vras
Atë që s’mund ta ndajë, ta ndajë
Më bën të ndjehem me faj.