Anita Take&Rudolf Stambolla: Të desha, të desha si i marrë (teksti dhe kënga)

Mu duke krijesa më e bukur, e amël e zjarrtë si dashuria
Për ty më ngjallet në shpirt mu sot zilia
Tek ti u ngjita të rashë o pas o Flutur

Të desha, të desha si i marrë, se sytë, ah sytë më mahnitën
Dhe zemrën time të pastër ma grabite
Tu fala ty un’ me zjarrin tim të parë

E bukur si yjet dhe si drita, çdo gja që ty natyra t’ka dhuru
Veç zemrën nofta për ty kish harrue, por un këtë jo jo nuk e kam ditë
E bukur si yjet dhe si drita, ç’do gja që ty natyra t’ka dhuru
Veç zemrën nofta për ty kish harrue, por un këtë jo jo nuk e kam ditë

Një orë më duket si minuta dhe dita e shkurtër sa një orë
Por zemren time gjithmonë e mbajte n’dorë
Nuk di aresyen pse shpirtin ma robnove
Më the o të dua kur s’më deshe
Me vedie e nënqeshje më hutove (me ledhje edhe qeshje me hutove)
Në zemrën time ti hyre e sundove
Dashninë flutur ti mua s’ma dhurove

E bukur si yjet dhe si drita, çdo gja që ty natyra t’ka dhuru
Veç zemrën nofta për ty kish harrue, por un këtë jo jo nuk e kam ditë
E bukur si yjet dhe si drita, çdo gja që ty natyra t’ka dhuru
Veç zemrën nofta për ty kish harrue, por un këtë jo jo nuk e kam ditë.

E bukur si yjet dhe si drita, çdo gja që ty natyra t’ka dhuru (Kjo Flutur si yll edhe si drita,((më ike)) çdo gjë që ty natyra ta dhuroj ((s’të kap dot))
Veç zemrën nofta për ty kish harrue, por un këtë jo jo nuk e kam dit (por zemrën ndoshta per ty kish harruar ((kthehu)) por un’ këtë nuk ta kam thënë)
E bukur si yjet dhe si drita, ç’do gja që ty natyra t’ka dhuru
Veç zemrën nofta për ty kish harrue, por un këtë jo jo nuk e kam ditë.

ObserverKult

—————————————–

Lexo edhe:

RUDOLF STAMBOLLA & ANITA TAKE: YLL BUKURIE, OH SA FORT TË DASHUROJ…(TEKSTI DHE KËNGA)