Mu duke krijesa më e bukur, e amël e zjarrtë si dashuria
Për ty më ngjallet në shpirt mu sot zilia
Tek ti u ngjita të rashë pas o flutur
Të desha, të desha si i marrë, se sytë, ah sytë më mahnitën
Dhe zemrën time të pastër ma grabite
Tu fala ty un’ me zjarrin tim të parë
E bukur si yjet dhe si drita, çdo gja që ty natyra t’ka dhuru
Veç zemrën nofta për ty kish harrue, por un’ këtë jo jo nuk e kam ditë
E bukur si yjet dhe si drita, ç’do gja që ty natyra t’ka dhuru
Veç zemrën nofta për ty kish harrue, por un’ këtë jo jo nuk e kam ditë
Një orë më duket si minuta dhe dita e shkurtër sa një orë
Por zemren time gjithmonë e mbajte n’dorë
Nuk di aresyen pse shpirtin ma robnove
Më the o të dua kur s’më deshe
Me vedie e nënqeshje më hutove
Në zemrën time ti hyre e sundove
Dashninë flutur ti mua s’ma dhurove
E bukur si yjet dhe si drita, çdo gja që ty natyra t’ka dhuru
Veç zemrën nofta për ty kish harrue, por un këtë jo jo nuk e kam ditë
E bukur si yjet dhe si drita, çdo gja që ty natyra t’ka dhuru
Veç zemrën nofta për ty kish harrue, por un këtë jo jo nuk e kam ditë.
ObserverKult
—————————————–
Lexo edhe:
RUDOLF STAMBOLLA & ANITA TAKE: YLL BUKURIE, OH SA FORT TË DASHUROJ…(TEKSTI DHE KËNGA)