Kur vjen në shpirt një dashuri
Sa e çuditshme duket vetja
E ndjehesh krejt tjetër njeri
E sa e shtrenjtë të duket jeta.
E ndjehesh tjetër njeri
E shtrenjtë të duket jeta
Kjo ndjenjë si një magji
Sa larg nga e vërteta…
Kaloj në rrugë shpesh e hutuar
Më shikojnë dy hapa larg
Si çdo njeri i dashuruar
Në sy mbaj veç një imazh.
Më puth sa herë kërkoj
E ndjej në çast një mall
I mbyll dy sytë harroj
Jam mbretëreshë si në përrallë.
Dua të bëhem paksa e krisur,
Dua të bëhem me lot në sy,
Dua të bëhem me gjumë të prishur,
Dua të bëhem imazhi yt.
Kaloj në rrugë shpesh e hutuar
Më shikojnë dy hapa larg
Si çdo njeri i dashuruar
Në sy mbaj veç një imazh.
Më puth sa herë kërkoj
E ndjej në çast një mall
I mbyll dy sytë harroj
Jam mbretereshë si në përrallë.
Dua të bëhem paksa e krisur,
Dua të bëhem me lot në sy,
Dua të bëhem me gjumë të prishur,
Dua të bëhem imazhi yt.
E ndjehesh tjetër njeri
E shtrenjtë të duket jeta
E ndjehesh tjetër njeri
E shtrenjtë te duket jeta.