Anjeza Shahini: Fatet tona në një rrugë të vetme udhëtojnë (teksti dhe kënga)

Lart në yje
do ta gjej unë rrugën që më sjell tek ti, nuk ndalem
larg në ëndërr
do e gjej një ishull që do të jetë për ne të dy
bulëza uji ndjek në shkretëtirë
gjurmët tua dielli m’i tregon.

Lart në yje
Fatet tona në një rrugë të vetme udhëtojnë
Dhe hapat i mbaj
Dhe koha u ndal
E ndjej të kam pranë
Me lotët kristal me buzën në gaz
Më prek t’i ngadalë.

S’je i vetëm
Se një tjetër shpirt kërkon për ty
pa ndalur
S’je i vetëm
dhe një herë po të jetoj do të jem unë prapë me ty
Në një det kujtimesh lundërtar
Unë dhe ti në jetë dy udhëtarë.