Anjeza Shahini: E ndjej në çast një mall (teksti dhe kënga)

Kur vjen në shpirt një dashuri
Sa e çuditshme duket vetja
E ndjehesh krejt tjetër njeri
E sa e shtrenjtë të duket jeta.

E ndjehesh tjetër njeri
E shtrenjtë të duket jeta
Kjo ndjenjë si një magji
Sa larg nga e vërteta…

Kaloj në rrugë shpesh e hutuar
Më shikojnë dy hapa larg
Si çdo njeri i dashuruar
Në sy mbaj veç një imazh.

Më puth sa herë kërkoj
E ndjej në çast një mall
I mbyll dy sytë harroj
Jam mbretëreshë si në përrallë.

Dua të bëhem paksa e krisur,
Dua të bëhem me lot në sy,
Dua të bëhem me gjumë të prishur,
Dua të bëhem imazhi yt.

Kaloj në rrugë shpesh e hutuar
Më shikojnë dy hapa larg
Si çdo njeri i dashuruar
Në sy mbaj veç një imazh.

Më puth sa herë kërkoj
E ndjej në çast një mall
I mbyll dy sytë harroj
Jam mbretereshë si në përrallë.

Dua të bëhem paksa e krisur,
Dua të bëhem me lot në sy,
Dua të bëhem me gjumë të prishur,
Dua të bëhem imazhi yt.

E ndjehesh tjetër njeri
E shtrenjtë të duket jeta
E ndjehesh tjetër njeri
E shtrenjtë te duket jeta.

Nga po kjo këngëtare: Anjeza Shahini: Fatet tona në një rrugë të vetme udhëtojnë (teksti dhe kënga)