Frederik Ndoci: Larg inatet, larg urrejtjet (teksti dhe kënga) 13/01/2021 • 14:47 Mund ta mbaj qiellin me dorëvij nga legjendat, dhe jam prapë gjallëlind ilir e rrite arbënor,tek ky vend me diell larë, Ndaj kërkoj te horizonti,një ditë shpresë por më kotshoh plot lypsarë që i luten Zotitmiljona sy të larë me lot. Kujt ti lutem-Zojës së Shkodrës?apo ty Zot Baba Tomorr,I përkasim të gjithë botës,tek ky truall unë do t’kem vorr. Metropolesh të trishtuar,me moral të strukur vrimashshoh shqiptarët e mërguar,si pronarë psherëtimash. Të gjitha yjet me dorë kam prekurNë qiellin blu përmbi këtë dhe.Jam paqedashës me diell thekursot jam ylber nesër rrufe. Me ju jetoj, mes qiellit dhe tokësPikon hyjnorja nga perenditë.Larg inatet larg urrejtjetqë në liri të rrojnë fëmijët. Nëse i duhet paqe botësdhe lumturi gjithë njerëzimitvij nga legjenda e murosjesPranoj ritin e kryqëzimit. Të gjitha yjet me dorë kam prekurnë qiellin blu përmbi këtë dhe,Jam paqedashës, me diell thekursot jam ylber nesër rrufe. Me ju jetoj mes qiellit dhe tokësPikon hyjnorja nga perënditëLarg inatet, larg urrejtjetqë në liri të rrojnë fëmijtë. ….Me dashurinë e Nanë Terezës…