Anjeza Shahini: Gjurmët tua dielli mi tregon (teksti dhe kënga)

Teksti i këngës “Ujë në shkretëtirë” e kënduar nga këngëtarja Anjeza Shahini

Lart në yje
do ta gjej unë rrugën që më sjell tek ti nuk ndalem
larg në ëndërr
do e gjej një ishull që do të jetë për ne të dy
bulza uji ndjek në shkretëtirë
gjurmët tua dielli mi tregon

Lart në yje
Fatet tona në një rrugë të vetme udhëtojnë
Dhe hapat i mbaj
Dhe koha u ndal
E ndjej të kam pranë
Me lotët kristal me buzën në gaz
Më prek ti ngadalë

S’je i vetëm
Se një tjetër shpirt kërkon për ty
pa ndalur
S’je i vetëm
dhe një herë po të jetoj do të jem unë prap me ty
Në një det kujtimesh lundërtar
Unë dhe ti në jetë dy udhëtarë

Lart në yje
Fatet tona në një rrugë të vetme udhëtojnë
Dhe hapat i mbaj
Dhe koha u ndal
E ndjej të kam pranë
Me lotët kristal me buzën në gaz
Më prek ti ngadalë

ObserverKult

Lexo edhe:

ANJEZA SHAHINI: SHIKO, NË ÇKA MË SHNDËRROVE DASHURINË…(TEKSTI DHE KËNGA)

Mirëmëngjes trishtimi m’thotë
a qenkam unë e vetmja në k’të botë
që dritaren lanë me lot
të gjitha janë take e vetëm unë jam tok
pse në shkollën e lotëve
vetëm unë se kam vështirë
mu aty jam nxënësja më e mirë…

Shiko, shiko, shiko, në çka më shndërrove dashurinë,
me hije që përcjell e shkatërrove ti,
shiko, shiko, unë dua të rrëqethem dua si dikur të jem,
por më nuk të gëzohem, asgjë s’është e njëjtë.
shiko sa kot mundohem ditët më të mira t’më vijnë
në shkollën e trishtimit, jam nxënësja më e mirë.

Djersë e ftohtë më përkëdhel, e plaga ime më as gjak nuk rrjedh,
në shishe t’vogla jetën pi, pikë për pike, prej kur shkove ti,
a do të bëhem edhe unë dashuria e dikujt,
a ujdhesë trishtimi do të mbetem unë.

Tekstin e plotë mund ta gjeni KËTU