Ju ftojmë të dëgjoni këngën e Ilir Shaqirit “Atdheu i shqiptarëve” me tekst të Ali Asllanit:
Teksti:
Po ku jeni dredharakë,
Ju me zemra aq të nxira,
Ju dinakë e ju shushunja,
Ju gjahtarë në errësira?
Ç’na pa syri? ç’na pa syri?
hunda juaj ku nuk hyri,
Te i miri, te i ligu,
Te spiuni më i ndyri.
Dallavera nëpër zyra,
dallavera në pazar,
dallavera me të huaj,
dallavera me shqiptar’.
Vetëm, vetëm dallavera,
dhe në dëm të këtij vendi,
që ju rriti, që ju ngriti,
që ju ngopi, që ju dëndi!
Koha dridhet e përdridhet,
do vij’ dita që do zgjidhet,
dhe nga trasta pem’ e kalbur.
doemos jasht’ do hidhet!
Në kolltuk ku keni hipur,
duke hequr nderin zvarr’,
ësht’ trikëmbshi që përdita,
varet kombi në litar!
Grushti do të bjer’,
përmbi krye të zuzarve,
koha është e maskarenjve,
po Atdheu i shqipëtarve!
Mirëpo ju që s’keni pasur,
as nevoj’ as gjë të keqe,
më përpara nga të gjithë,
ju i thatë të ligut: “Peqe!”
Ç’na pa syri? ç’na pa syri?
hunda juaj ku nuk hyri,
Te i miri, te i ligu,
Te spiuni me i ndyri.
Dallavera nëpër zyra,
dallavera në pazar,
dallavera me të huaj,
dallavera me shqiptar’
Vetëm, vetëm dallavera,
dhe në dëm të këtij vendi
që ju rriti, që ju ngriti,
që ju ngopi, që ju dendi!….
ObserverKult
kliko edhe:
Ju ftojmë të dëgjoni “Moj e bukura, Arbëri” kënduar nga Ilir Shaqiri