Anjeza Shahini: Në krahë të dashurisë unë korrë lot gëzimi (teksti dhe kënga)

Si era në Bjeshkët e Nemuna
Unë erdha
Rugovën ku mjegullat mrizojnë
Si Liza në botën e çudirave unë rashë.

Zjarri lindi dashurinë
Si ëndërr mbi Alpet Shqiptare
Skajet e botës
I bashkuam përjetësisht.

Në qiell pafajësisht
Lindën legjendat
Ku je tani dashuri?

Në krahë të dashurisë
Unë korrë lot gëzimi
Për ne të dy përjetë
Lumturi.

Në përqafimin tënd unë fluturoj
Mbi retë e pikëllimit kaloj
Si zogj shtegtarë ngrohtësinë e kërkoj.