Si e çarë thike lulëzon goja ime.
Keq kam qënë me vite, netë
pa gjumë, brrylat kallo dhe vetëm
pako me letra Kleenex që thoshin, qaj goce,
qaj gocë e vogël budallaqe!
Deri sot, kot që e kisha trupin.
Tani po më shqyhet gjithandej.
M’u shqye dhe fustani i Merit të shkretë, fije-fije m’u bë
dhe ja, këto dridhje korrenti m’u deshën.
Trrak! U ringjalla!
Dikur si lundër koti qe, si lundër druri
dhe pa punë, pa ujë të kripur nën të
dhe e palyer. S’qe tjetër veçse një
grumbull dërrasash. Ti e ujdise, e shtyve në ujë.
Ti e përzgjodhe.
Nervat m’u tendosën. Si tela vegle muzikore i ndjej.
Ku qe heshtje, tamburët, telat, goditen pa pushim.
Ti e bëre këtë. Punë gjeniu bëre. I dashur, ishe kompozitori
që zjarrin e tij futi.
© shqipëroi Maksim Rakipaj