Anton Çehovi: Mos lejoni që të tjerët t’ju gjykojnë pa e vënë veten në vendin tuaj

çehov

Nga Anton Çehovi

“Nëse unë do t’i dëgjoja gjithë kritikat e të tjerëve, me siguri do të kisha vdekur i dehur në një kanal…Ndaj mos lejoni që të tjerët t’ju gjykojnë pa e vënë veten në vendin tuaj, dhe mos lejoni që kritikat e tyre t’ju dëmtojnë”.

ObserverKult


çehov

Lexo edhe:

ANTON ÇEHOV: DASHURIA TREGON SE ÇFARË DUHET TË JETË NJERIU

Një nga autorët më të njohur të letërsisë botërore, Anton Çehov mbetet mjeshtri i padiskutueshëm i tregimit të shkurtër. Megjithëse, nga epoka kur ai vendosi për herë të parë penën në letër, kohët kanë ndryshuar, historitë e mjeshtrit të penës spikatin për aftësinë që e bëjnë lexuesin të qeshë përmes lotëve. 

Fraza e ditës, me rastin e përvjetorit të lindjes, më 29 janar 1860, në Taganrog, Rusi: “Ajo çka ndiejmë kur jemi të dashuruar mbase është gjendja jonë normale.

Dashuria tregon se çfarë duhet të jetë njeriu”, është marrë nga “Fletoret” e Çehovit ose katër fletoret që shtrihen kronologjikisht, nga viti 1891 deri në 1904, që përmbajnë shënime dhe reflektime nga autori, një referencë e çmuar për biografët e Çehovit.

Anton Çehovi, piktori i shpirtit njerëzor

Bir i një familjeje të thjeshtë, Anton Çehovi ishte një nga autorët më të dashur rusë. Dramat, së bashku me qindra tregime që burojnë nga pena e tij, janë një enciklopedi e vërtetë e shpirtit njerëzor, por edhe një përfaqësim i përsosur i shoqërisë ruse në fund të shekullit XIX. Në të vërtetë, pas shfaqjes së një shoqërie konservatore dhe monarkike, ishte fshehja e një bote në zhvillim të shpejtë, e mbushur me figura të reja shoqërore, të paafta për të komunikuar me njëri-tjetrin.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult