Qesh sa herë që mundesh! Qeshja është ilaçi me çmimin më të lirë

buzëqesh

ObserverKult ua sjell disa thënie të poetit Lord Byron:

Fama është etja e rinisë.

Që njeriu të jetë i arsyeshëm duhet të jetë i dehur.

Forca e mendimit është magjia e mendjes.

Të gjithë ata që e arrijnë lumturinë, duhet ta ndajnë. Lumturia ka lindur binjake.

Qesh sa herë që mundesh! Qeshja është ilaçi me çmimin më të mirë.

Urrejtja është kënaqësia më jetëgjatë. Njerëzit duan me ngut por urrejnë me nge.

Miqësia është dashuri pa krahët e saj.

Kush ka punë për të bërë nuk ka kohë për lot.

ObserverKult

—–

Lexo edhe:

JA PSE VDES DASHURIA… THËNIE PËR TRADHTINË

ObserverKult ua sjell disa thënie për tradhtinë:

-Dashuria nuk vdes kurrë për arsye natyrale. Dashuria vdes sepse nuk dimë të furnizojmë me ujë burimin e saj. Vdes nga verbëria, gabimet dhe tradhtitë. Vdes nga sëmundje dhe plagë, vdes nga lodhja, nga gërryerja ose monotonia. – (Anaïs Nin)

-Ka burra që besojnë aq shumë tek familja, sa që kanë dy. -(Anonim)

-Të dashur burra. Po gratë tuaja e dinë që jeni beqarë? -(Manuela Reich)

-Tradhtia nuk është një aksident. Të biesh nga biçikleta është një aksident. Tradhtinë e bëni me vetëdije të plotë. – (Anonim)

-Po e përsëri dhe përsëris, kush dashuron nuk tradhton. -(Mina)

-Mos tradhto atë që të buzëqesh, mund të ketë vdekjen në shpirt e po të dhuron jetën. – (Jim Morrison)

-Një grua që duam, rrallë mjafton për të gjitha nevojat tona, e mashtrojmë me një grua që nuk duam. – (Marcel Proust)

-Të rinjtë do dëshironin të ishin besnikë por nuk munden, të moshuarit do dëshironin të ishin tradhtarë, por nuk munden. (Oscar Wilde)

Thëniet e tjera mund ti lexoni KËTU:

ObserverKult