Anton Marniku: Nuk do kesh varr më të madh se unë, Zotri!

varr anton marniku


Unë do kem një varr dy metra
Aq do kesh edhe ti zotri
Unë do mundohem të lë ca vepra
E ti, a do e marrish në varr atë pasuri.

Të gjthë një ditë do shtrihemi në gropë, në tokë
Nuk do ketë asnjë kolltuk andej
Nuk e di se çfarë mendon ti sot
Por asgjë nuk do marrish përtej…

Krimbat do na hanë pa pritesë
Tek ti do kenë për të ngrënë me bollak
Se thonë kot se ushqimin e ke pas ves
Si ushujza i fryrë në gjak.

Gjakun popullit ia ke pirë
E fundi për çdokë është shpëtim
Shpëtim i fytyrës që e ke dhier
I dhier do shkosh edhe në “amshim”!

ObserverKult

Lexo edhe:

ÇUN LAJÇI: SHKOVA… PO NANA ISHTE N’VARR E MBULUEME ME BORË…

Lexo edhe:

ISMAIL KADARE: NË KËTË VARR PUSHON NJË VAJZË DYMBËDHJETVJEÇARE

Në muzgun e dhjetorit, në orën ku kupolat e pallateve dhe të katedraleve rishpërndanin ndriçimin e fundit të ditës që po shuhej, ajo nisi të krihej para pasqyrës. E krehura e saj vazhdoi gjatë.

Jashtë kullat e qytetit të madh dhanë orën pesë e gjysmë, pastaj gjashtë dhe pastaj gjashtë e e gjysmë, por ende nuk e kishte mbaruar krehjen.

Duart e saj delikate e të zbehta nisën të lëviznin me një farë nervozizmi, ngaqë, me sa dukej, nuk po e gjente dot modelin e duhur. Një karficë e praruar, rrëzëllimin e zbehtë të së cilës ajo e zhvendosi disa herë sipër flokëve (veç një vetëtimë e parë në ëndërr mund të ishte aq e zbehtë) e lodhi dhe më tepër.

Ndihej menjëherë se atë e lodhi shumë kjo e krehur tepër e gjatë, ngaqë nuk kishte ende përvojë për një gjë të tillë. Ajo ishte dymbëdhjetë vjeçe dhe ishte hera e parë në jetën e saj që po krihej aq gjatë dhe kaq me kujdes. Veç kësaj, kur porsa kishte mbaruar fazën e parë të kurimit nga leuçemia.

Tekstin e plotë e gjeni KETU

ObserverKult