Anulohet edhe një tjetër shfaqje, Teatri “Hadi Shehu” tregon arsyen

Është anuluar edhe një shfaqje si shkak i problemeve të shumta me të cilat po përballen teatrot vendor.

Shfaqja “Pornography” është anuluar në mungesë të ngrohjes në teatër.

“Njoftojmë publikun që reprizat e shfaqjes “Pornography” të cilat ishin planifikuar të mbaheshin këtë vikend, janë shtyer për shkak se në teatër për momentin nuk ka ngrohje”, thuhet në njoftimin e Teatrit “Hadi Shehu”.

Kujtojmë që, kjo nuk është hera e parë që diçka e tillë të ndodhë.

Shfaqje si “La Rrem”, “Lela&Co”, gjithashtu janë anuluar, në mungesë të energjisë elektrike apo të ngrohjes./21Media

__________________

Lexo edhe:

“KËRCËNON” BUDINA: DO T’I SHKOJMË ÇËSHTJES DERI NË FUND, TEATRI DO NDËRTOHET ATY KU ISHTE

Aleanca për Teatrin ka ankimuar në Apelin e GJKKO-së vendimin e gjykatës për Teatrin Kombëtar.

Regjisori dhe aktori i njohur Edmond Budina tha se ata do i shkojnë betejës së tyre për Teatrin deri në fund.

“Në këtë kohë në këtë mot të zymtë dhe në këtë kohë të zymtë për demokracinë shqiptare ne jemi këtu. Ta flenë mendjen një herë e mirë, e kemi thënë që ne çështjes së teatrit do i shkojmë deri në fund.

E shihni ç’po bëhet me artin në Shqipëri? Shqyhet teatri, teatri eksperimental, prishet cirku, kultura e këtij vendi nëpërkëmbet.

Ta flenë mendjen jo vetëm qeveritarët e sotëm, opozita e ashtuquajtur e sotme por dhe ndërkombëtarët. Qofshin këta ambasadë amerikane qofshin të BE ne do t’i shkojmë çështjes së teatrit deri në fund, deri sa të ndërtohet aty ku ishte ashtu siç ishte.” – u shpreh për mediet Budina.

Ndërkohë Adriana Kalaja u shpreh: 

“Kemi një mosekzekutim të një vendimi të Gjykatës Kushtetuese. Këtu ka rënë shteti ligjor i së drejtës.

SPAK ka pranuar kallëzimin tonë penal. Pra, SPAK për momentin ka konceptuar që jemi para një vendimi jo vetëm për mosekzekutimin. Por, gjithashtu institucionet përgjegjëse nga këshilli i ministrave, bashkia në Tiranë dhe Ministria e…

Shkrimin e plotë e gjeni KËTU.

ObserverKult