Anxhela Peristeri: Sonte eci vetëm nëpër shi (teksti dhe kënga)

Zemra ime mbushur me kujtime,
sonte eci vetëm nëpër shi,
në shpirt më mbeti djalo vetëm malli
mëkati edhe shalli yt i zi.

Vuaj se gabova, bëra faj,
të të them se faj nuk kam
nëse është gabim që të besova
sot të them e jotja më nuk jam.

E humba pas teje gjithë rininë
e lëndove thellë ti shpirtin tim
shko tani ti më dhe zhgënjim
ishe mbret në gjumë,
por jo në zgjim.

Ishe mbret në botën time
dashuria ish pikturë
trupi im ishte korniza,
mbeti një grafikë në mur.

Buzët janë venitur
s’ka më puthje si atëherë
sonte shiu që mi lagu
do të më sjell mbretër të tjerë.

E vërteta është e hidhur
S’më shikon dot më ne sy,
ti për mua je i vdekur
vuajë ti sot për të dy.

ObserverKult


Lexo edhe:

ANXHELA PERISTERI: TË KAM KËRKU, MË KE HARRU… (TEKSTI DHE KËNGA)