Përpos sekreteve që ndau për ‘Mesharin’ e Buzukut, studiuesja e teksteve të vjetra shqipe, Evalda Pacika ka folur dhe për perspektivat e saj, që dëshiron t’i realizojë.
Ajo tregoi në emisionin “Pas Mesnate” në ABC News, se dëshiron të kryejë një hulumtim në arkiva. Gjithashtu realizimin e një monografie që i përfshin tekstet e vjetra shqipe dhe letërsinë e vjetër shqipe.
“Përveç hulumtimit në arkiva që besoj do të aktualizohet së shpejti, realizimi i një monografie që i përfshin tekstet e vjetra shqipe dhe letërsinë e vjetër shqipe. Me gjithë ato indicie që unë i kam përfshirë te volumi me bashkëautorë kolegët e mi, sepse duke qenë një volum me autor të tjerë nuk kapërcente dot limitet e vëllimit”, tha Pacika.
Sa i përket brezit të ri që merren me kulturë, ajo u shpreh se duhet t’i mbajmë afër dhe t’i kujtojmë që edukimi në Shqipëri është i rëndësishëm.
“Tani duhet t’i mbajmë të rinjtë fortë pas vetes. Po ashtu t’u kujtojmë që Shqipëria është e rëndësishme dhe edukimi në Shqipëri është po aq i rëndësishëm. Këtu dhe ne si studiues, jemi po aq të përgjegjshëm, sa dhe pedagogët në universitete, që të bëjmë dhe ne pjesën tonë, që ta kemi rininë pranë”, shtoi studiuesja./abcnews.al
ObserverKult
Lexo edhe:
STUDIUESJA FLET PËR SEKRETET E “MESHARIT” TË BUZUKUT: JEMI NË GJURMËT E QYTETIT KU ËSHTË SHTYPUR
Studiuesja e teksteve të vjetra shqipe Evalda Paci ka ndarë disa sekrete nga libri i parë shqip, ‘Meshari’ i Buzukut. Ai u zbulua 2 shekuj pas shkrimit të tij në Bibliotekën e Propaganda Fides nga ipeshkvi Imzot Gjon Nikollë Kazazi.
“Një libër i tillë, me një model të tillë ku janë ndërthurur disa tekste kishtare. Po të ishte dhe aq konkret do të ishte dhe më mirë për të gjithë ne.
Vazhdojmë supozojmë dhe kemi studiues tej Adriatikut. Ata na kanë ndihmuar shumë me indicie.
Me emra topografësh, me çështjet e shkronjave, tipeve të shkronjave që janë përdorur. Por gjithmonë një hap i fundit mbetet për të konkretizuar tamam se ku është shtypur ky libër”, u shpreh ajo.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult