Vajza e Dhimitër Shuteriqit rrëfen e emocionuar brengën e të atit: Përpara se të mbyllte sytë…

Dhimitër Shuteriqi

Vajza e Dhimitër Shuteriqi, muzikologia Zana Shuteriqi, ka treguar në emisionin “Pas Mesnate” brengën e fundit që i mbeti babait të saj përpara se të ndërronte jetë.

Ajo tha e emocionuar që i ati ia tregoi të gjithëve se nuk ndihej mirë që nuk arriti të botonte autorët e ndaluar në atë kohë, Gjergj Fishta, Faik Konica dhe Ernest Koliqi.

Sakaq, Zana theksoi se babai ka shpresuar qe do të vijë një kohë që do të shkruajë siç ai do të donte.

“Një ditë të vrenjtur babai më tha: ‘Gjithnjë kam shpresuar që do të vijë një kohë tjetër, do të më vijë mundësia që të shkruaj siç dua dhe për ato që dua…’ Për ato që ishin mënjanuar si qëndrime kritike normalisht.

Arritëm të përgatisim dhe për botim dhe autorët e ndaluar, Fishta, Koliqi, Konica dhe na i hoqën… edhe kjo ishte një përpjekje e vazhdueshme që këta që shkruajnë sot nuk mund ta kuptojnë, por ishte dhe përgjegjësia tjetër … Ta zëmë sikur nuk do e bëja unë ose shokët e mi, do e bënte dikush tjetër, por të paktën ta bënim ne që ishim të përgatitur për ta bërë. Kështu që ai e kishte dhimbje këtë që i mbeti diçka që nuk e arriti dot. Nuk pati kohën e duhur për ta arritur, për të bërë atë siç donte ta bënte. Na e ka thënë të gjithëve përpara se të mbyllte sytë. Ka qenë brenga e fundit”, tregoi ajo./abcnews.al

Videon mund ta shikoni duke klikuar KËTU

ObserverKult


Lexo edhe:

DHIMITËR SHUTERIQI: GRATË MË KANË RËNË NË QAFË. UNË ATYRE JO. KUR MË JANË VARDISUR, NUK KAM NGURRUAR!