“Apokalipsi” në shkretëtirë mbledh me mijëra njerëz

“Apokalipsi”, festivali ishte frymëzuar nga filmi i njohur “Mad Max”, i cili fitoi dhe disa çmime Oscar për skenografinë dhe efektet speciale më të mira.

Me mijëra persona marrin pjesë në festivalin post-apokaliptik, i cili hapi dyert në shkretëtirën e Mojave në Kaliforni me pamjet e tij të çuditshme dhe futuristike të karaktereve e heronjve të ndryshëm.

Edhe këtë vit, festivali ishte frymëzuar nga filmi i njohur “Mad Max”, i cili fitoi dhe disa çmime Oscar për skenografinë dhe efektet speciale më të mira.

Dhjetëra makina të modifikuara dhe armë të rënda mbushën shkretëtirën për një fundjavë të tërë. Duke krijuar disa pamje që dukeshin sikur nuk vinin nga kjo epokë apo botë, transmeton ‘a2news.com’.

Ky festival ka nisur që prej vitit 2010, por vitin e kaluar u anulua për shkak të pandemisë.

—————————————————————————————————

LEXO EDHE: Në Itali mbahet edicioni i dytë i Festivalit të Filmit Ballkanik

Në Itali, për të dytin vit radhazi, shoqata “Occhio Blu Anna Cenerini Bova”, sjell në Romë, Festivalin e Filmit Ballkanik (Casa del Cinema 6-10 tetor). I cili kthehet për të shfaqur më të mirën e kinemasë Ballkanike me shfaqje ekskluzive. Takime me regjisorë me famë ndërkombëtare dhe njohuri mbi çështjet më aktuale.

Objektivi: të ofrojë, nëpërmjet kinemasë, një mundësi vjetore për reflektim. Diskutim, njohje të shoqërisë ballkanike dhe stimulim të bashkëprodhimeve italo-ballkanike.

I ftuar special do të jetë regjisori maqedonas Milcho Manchevski. I cili do të hapë Festivalin të mërkurën më 6 tetor në orën 19:30. Me një takim me publikun e intervistuar nga regjisori shqiptar Roland Sejko.

Në katër ditët e festivalit publiku ka mundësinë të ndjekë disa nga filmat më të mirë të Kosovës, Sllovenisë. Maqedonisë së Veriut, Serbisë, Bullgarisë si dhe bashkëpunime të ndryshme mes vendeve.

Në program një vend të veçantë e zë kinemaja e shqiptare.

Programin e plotë të festivalit mund ta lexoni këtu: Programi