Ardi Omeri: Lexova emrin tënd, fshehur mes germash

Poezi nga Ardi Omeri

Në një libër lexova unë emrin tënd
Fshehur mes gërmash që qanin në heshtje
Gërmova me mllefin e viteve që lashë pas
…Por, çuditërisht sot s’më zgjon as kureshtje…

Më ngjan një histori e treguar nga të tjerë!
Lexuar në përralla me fantazma e njerëz të këqinj,
ku fatkeqësisht fiton edhe i keqi ndonjëherë,
por e shajnë përjetësisht të vjetër dhe të rinj…

S’më vjen keq për vargjet që të dedikova
Në këngë malli, dashurie por dhe lot!
Sot, si Dielli që ditës i jep dritë,
Unë qesh me cinizëm pa të falur dot…

Ka një natë të errët pa dritë, pus të zezë
Ka dhe një me yje që rreth Hënës vallëzojnë
Pastaj mbyllet cikli me rrezatimin e bukur jetësor
Ku drita i zë vendin errësirës,
Hëna fle, yjet shuhen, Dielli ndriçon i vërtetë, përrallor…!

ObserverKult


ardi omeri

Lexo edhe:

ARDI OMERI: FALI O ZOT SE S’DINË Ç’BËJNË

Poezi nga Ardi Omeri

“Askush nuk është i madh sa Dielli”,
edhe pse hiqet a sillet me madhështi
Kështu i tha dhe Diogjeni filozof,
Aleksandrit perandor,
kur ky i mbuloi Diellin me trupin e tij…

“Njeriu në mirësi mund edhe të gabojë,
Perfekte është vetëm dëshira”
Ndaj justifikimi kur tradhëtoi,
priti turpshëm çdo t’i falte mëshira!

“Fali o zot se s’dinë ç’bëjnë”,
thirri i kryqëzuar edhe Krishti.
Fatkeqësisht kërkoi falje për hijenat,
që s’shohin nga fytyra por nga bishti…

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:


ARDI OMERI: MALLI DHIMBKA SHUMË…

Më merr malli për të qeshurën tënde,
për ëmbëlsinë e syve të tua.
Për buzët si një pistak rrushi,
që kur i kafshon të thonë të Dua.

Për flokët, të t’i shpupuris,
me ledhe ëndrre në prag agonie.
Përçartjen mbi trëndafil,
përgjatë një çmendurie.

Më merr malli për marrëzinë,
fshehur botës fjalë shumë.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult