Këngëtari, Ardian Trebicka, ka shprehur pikëllimin për ndarjen e parakohshme nga jeta të kantautorit, Kujtim Prodanit.
I ftuar në ‘Ftesë në 5’, Trebicka ka treguar mes lotësh mesazhin e fundit që i kishte dërguar Kujtimi.
“Vëlla jam rëndë. Po nisem për në Turqi. Po iki vëlla”, ishin këto fjalët e mesazhit të tij te fundit.
Po ashtu, në një postim në rrjetet sociale, Trebicka shkruan se vdekja e mikut të tij ‘i ka shkulur shpirtin’.
“Mes reve te kesaj mbasdite çave qiejte miku im për të kënduar mes ëngjëjve me pianon, miken tënde siç e quaje…
Më shkule shpirtin Kujte!!!”- shkruan Trebicka
Kujtim Prodani ndërroi jetë ditën e djeshme në moshën 57-vjeçare. Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e kanë dhënë miqtë dhe familjarët në rrjetet sociale të cilët shprehen të pikëlluar për këtë humbje të papritur. Pak ditë më parë, konkretisht në datën 30 dhjetor, Prodani njoftoi të gjithë miqtë e tij që ishte duke u përballur me Covid në spitalin e Sanatoriumit.
Kujtim Prodani ishte kantautor i dhjetra këngëve të muzikës së lehtë shqiptare, e për vite me radhë ka qenë pjesë e skenave të festivaleve të shumta.