Ardit Gjebrea & Edit Mihali: Perendeshë e bukurisë më je… (teksti dhe kënga)

Perëndeshë e bukurisë më je
unë për ty moj do t’pëlcas
dashurinë që kam për ty
o bo-bo si do t’ia bëj.

Dhe në ëndërr të shikoj
E kurrë s’të harrojë
mos më mundo
o yll, o xhan, o zemër o.

Jak o xhan e jak o shpirt
jak o zemra ime
eja të rrojmë që të dy
në këtë botë.

Jak o ylli me shkëlqim
Fytyrë e dashurisë
me zënë e ëmbël ti që ke
më bëre të vdes.

Ilaçet nuk më bëjnë gjë
s’më shërojnë plagët
përveç se syri yt i zi
që ma dogji zemrën.

ObserverKult


Lexo edhe:


ARDIT GJEBREA: TË KËRKOJ, SI I ÇMENDUR TË KËRKOJ… (TEKSTI DHE KËNGA)