Flas me hënën
Teksti – Timo Flloko
Muzika – Shpetim Saraçi
Flas me hënën …i vetëm
Të kam pritur sa netë
M’i trego ti gjithë të fshehtat
Por, ajo vetëm hesht (!)…
Ma verbove ti natën
Dhe u trete ngadalë…
M’i rrëmbeve të gjithë ëndrrat
dhe zhgënjimin e le pas.
Një rreze nga larg
Më prek…drithëri…
Në botë erdhi hëna…
E plotë në magji!
E shtangur njerëzia
E sheh me zili
Tek endet e praruar
Atje në pafundësi?!…
S’e di, s’e kuptoj
Cfarë ndodh në këtë jetë
Dashuron vallë njeriu
A jeton përmbi retë?!…
Mos luaj me hënën
Ajo të gënjen
Vetëm gjysmën e saj ta fal
e tjetrën ta fsheh!…
Ta fsheh, nuk ta fal
Dhe prapë luan…ajo të gënjen
Flas me hënën … i vetëm…
Sa herë ty s’të shoh
Nuk ndrin lart në qiell
Me jep ti sa dhimbje
Trishtimin më sjell…
Këngën mund ta dëgjoni duke klikuar KËTU
ObserverKult
Lexo edhe: